Hutbeja e Haxhit 2023 do të përkthehet në 14 gjuhë

Aktualisht është duke u përgatitur projekti për përkthimin e hutbes vjetore të haxhit që do të mbahet në xhaminë Namirah në Arafat, Mekë, nga Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.

Miliona muslimanë dëgjojnë Hutben e Haxhit çdo vit pasi Haxhi është ngjarja më e madhe islame e vitit.

Presidenca e Dy Xhamive të Shenjta ka vite që përkthen dhe transmeton Hutben e Arafatit në gjuhë të ndryshme.

Hutbeja do të jepet në 14 gjuhë njëkohësisht.

Anglisht, frëngjisht, malai, urdu, persisht, rusisht, kineze, bengalisht, turqisht, hausa, spanjisht, hindi, tamile, suahili


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme