Niset grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga aeroporti "Adem Jashari" drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

285 besimtarë nga dhjetë komuna të vendit u nisen sonte rreth orës 18:00, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Nga drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip