Niset grupi i katërt me radhë i haxhilerëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë haxhin

284 haxhinjë të tjerë nga pesë komuna të vendit: Prizreni, Rahoveci, Malisheva, Shtimja dhe Klina u nisen sonte nga aeroporti "Adem Jashari" për në vendet e shenjta.

Ky është grupi i katërt me radhë i haxhilerëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë haxhin.

Edhe dy grupe të tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditës së nesërme, duke përmbyllur kështu udhëtimet që kanë për qëllim kryerjen e këtij obligimi sa i përket këtij viti.

Të gjithë besimtarët nga Kosova që kanë mbërritur në Mekë janë mirëpritur dhe akomoduar nëpër hotele.
Kujtojmë që interesimi i qytetarëve nga Kosova për ta kryer haxhin është rritur dukshëm dhe listat e pritjes për vitin e ardhshëm pothuajse janë mbushur.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë gjithsej 1597 besimtarë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip