Arrin në Xhide grupi i pestë i besimtarëve kosovarë që u nis drejt vendeve të shenjta


285 besimtarë nga komuna e Dragashit, Vushtrrisë dhe Pejës, të cilët udhëtuan drejt vendeve të shenjta me fluturimin e pestë, kanë arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhides. Ata menjëherë janë nisur për në hotelin në Mekë, ku më pas do ta kryejnë edhe ceremoninë e umres.

Fluturimi i fundit pritet të jetë sonte në mbrëmje, ku do të udhëtojnë 173 besimtarë dhe me ta do të kompletohet edhe numri prej 1597 besimtarëve nga Kosova që këtë vit pritet ta kryejnë haxhin.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/352369882_64433_1687197561.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip