Fëmijët iu gëzuan festës së Kurban Bajramit!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Akademia e Kuranit "Hifdh Kids" që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, festoi sot me nxënësit e saj.


Ambientet e kësaj akademie u stolisen me zbukurime të ndryshme si dhe u shpërndanë dhurata, të cilave fëmijët iu gëzuan shumë.

Përveç leximit e mësimit të Kuranit, në këtë akademi zhvillohen edhe aktivitete të shumta, ku nxënësit shpërblehen, çertifikohen, organizohen shetitje me ta si dhe zhvillohen lojëra të ndryshme psikologjike.

Dita-ditës numri i nxënësve të interesuar për të zhvilluar mësimet fetare në këtë akademi po rritet, falë punës dhe përkushtimit të mësuesve Rineta Nitaj dhe Fatime Nitaj.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1688053473.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1688053494.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1688053515.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip