Një nga biznesmenët më të suksesshëm dhe më të njohur në Britaninë e Madhe, Alfred William Best, i njohur edhe si Alfie Best jr, është konvertuar në Islam.
Disa muaj më parë, Alfie ndau një foto nga një xhami me mbishkrimin, "Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund të devijojë. Atë që Ai e humb, askush nuk mund ta udhëzojë.”
Së fundmi, ai ndau një video të tijën me mbishkrimin, “Të gjitha lavdërimet për Zotin… Elhamdulillah”.
Alfie është djali i Alfie Best Sr., manjatit të ‘Wyldecrest Parks’ kompani e parqeve banimi për shtëpi të lëvizshme,
Alfie Jr , 25 vjeç, dhe babai i tij kanë një vlerë neto prej 700 milionë funtesh, sipas Listës së Pasurëve të Sunday Times.
Alfie Best Jr lindi në Redbridge, Londër më 22 maj 1997.