Këshillat e babait

Një plak i urtë i thotë të birit:

Në jetën tënde ke parasysh tri gjera...
Ha ushqimin më të mirë.
Fli në shtratin më të mirë.
Jeto në shtëpitë më të bukura.

Djali ia priti:
Si mund ti bëj ato që thua, kur ne jemi të varfër?

Plaku i urtë i thotë:
Kur ti të vonohesh për të ngrënë, dhe pasi të jesh uritur shumë, çfarëdo ushqimi që të hash, do të duket i shijshëm.
Nëse do punosh shumë dhe do lodhesh, kudo që të zërë gjumi, do jetë shtrati më i mirë për ty.
Nëse me njerëzit sillesh mirë, ti do jetosh në zemrat e tyre, dhe nuk ka më mirë se të banosh në zemrat e njerëzve me dashuri.


Artikulli radhës
Ishulli i ndjenjave