Thuhet se një hoxhë/shejh i ditur ishte duke ecur me njërin nga nxënësit e tij nëpër fusha! Ata, gjatë udhëtimit të tyre panë një palë këpuca të vjetra, dhe kishin bindje se ato i përkasin ndonjë njeriu të varfër, që punon në një arë aty afër, i cili pas një kohe të shkurtër ai do ta përfundojë punë dhe do t'i merr këpucat!
Atëherë nxënësi i thotë hoxhës/shejhut të tij:
“Ç'farë mendon, o hoxha/shejhu ynë, nëse bëjmë shaka me këtë bujk! T'i fshehim këpucat e tij, dhe kur të vjen ai për t'i mbathur nuk do t'i gjenë ato, atëherë ne do të shohim se si do të jetë reagimi i tij?!”
"Nuk duhet që ne të argëtohemi me pikëllimet e të tjerëve!
Por ti, o djaloshi im i pasur, mund t'i sjellësh lumturi vetit dhe atij të varfëri, që në brendinë e këpucave të tij të vësh para, pastaj të fshehësh që të shikosh nivelin e ndikimit ndaj tij!” – i thotë hoxha/shejhu i ditur.
Kështu, nxënësit i pëlqen ky propozim, andaj ai vë para në këpucat e atij bujk, pastaj ai dhe hoxha/shejhu i tij fshehen para disa pemave, për të parë reagimin e atij bujku të varfër!
Pas disa minutave vjen bujku i varfër me rroba të leckosura, meqë ai e kishte përfunduar punën e tij në atë arë, për t'i marrë këpucat e tij! Por ja, ai surprizohet kur vë këmbën e tij në këpucë, që brenda në të ka diçka, dhe kur e nxjerrë atë gjë, atëherë sheh para!! Kështu kur ai mbadh këpucën tjetër, po ashtu edhe aty gjen para!!
Ai më pas fillon t’i shikojë gjatë, duke menduar mos vallë është në ëndërr! Kështu pasi shikoi nga të gjitha anët, por nuk sheh askënd, atëherë i futë para në xhep, bie në gjunj, drejton shikim kah qielli, i përlotur me një zë të lartë i lutet Zotit:
Të falënderoj shumë, o Zoti im! Ti di çdo të fshehtë, Ti di se bashkëshortja ime është e sëmurë, ndërsa fëmijët e mi janë të uritur, nuk kanë asnjë kafshatë buke! Ti, në këtë mënyrë na shpëtove neve të gjithëve!!
Kështu ai vazhdon i përlotur duke shikuar kah qielli dhe duke falënderuar Zotin për këtë dhuratë hyjnore…
Prandaj nxënësi duke shikuar këtë gjendje të bujkut të varfër dhe duke dëgjuar fjalët e tij, iu mbushen sytë me lotë, ndërsa hoxha/shejhu i ditur i thotë:
“Vallë, a nuk je tani më i lumtur, se sa, sikur të kishe vepruar sipas propozimit tënd për fshehjen e këpucave?!”
“Po, tashmë kam mësuar një mësim, që kurrë nuk do ta harrojë deri sa jam gjallë! Tani kam kuptuar fjalët, që nuk i kuptoja në jetën time:
"Kur dhurojmë jemi më të lumtur se sa kur marrim dhurata!” – thotë nxënësi.
Përktheu: Mulaim Shehu