Muhabeti, malli dhe mbarësia!


Një grua doli nga shtëpia dhe pa tre burra të moshuar me mjekra të gjata e të bardha, ulur në oborrin e shtëpisë së saj, të cilët nuk i njohu! Atëherë ajo u tha: “Nuk mendoj se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, ejani brenda të hani diçka!”.
“A është brenda burri i shtëpisë?” - pyetën ata.
“Jo” - u përgjigj gruaja. “Ka dalë”.
“Atëherë nuk mund të hyjmë”- u përgjigjën ata.
Në mbrëmje, kur i shoqi erdhi në shtëpi, ajo i tregoi çfarë kishte ndodhur.
“Shko thuaju që jam në shtëpi dhe ftoji brenda!”
Gruaja doli dhe i ftoi.
“Ne nuk hyjmë në një shtëpi së bashku”, - u përgjigjën ata.
“Pse?” - pyeti gruaja.
Njëri prej burrave të moshuar shpjegoi: “Ai quhet ‘Malli’, tha duke treguar me gisht një prej shokëve, ai është ‘Mbarësia” dhe unë jam ‘Muhabeti’”. Më pas shtoi: “Tani shko dhe diskuto me tët shoq, se cilin prej nesh do që të hyjë në shtëpinë tuaj”.
Gruaja u fut brenda dhe i tregoi të shoqit atë që i ishte thënë. Kurse, i shoqi u mbush me gëzim. “Sa mirë!”, - tha ai. “Meqë është kështu, të ftojmë Mallin. Lëre të hyjë dhe të na e mbushë shtëpinë me mall dhe pasuri!”
Gruaja nuk ishte dakord. “I dashur, përse nuk ftojmë Mbarësinë?”
Vajza e tyre po dëgjonte nga qoshja e shtëpisë. Ajo kërceu me sugjerimin e saj:
"A nuk do të ishte më mirë të ftonim Muhabetin, që të kemi muhabet përjetë? Kështu shtëpia do të na mbushej përherë me muhabet!"
“Dëgjojmë këshillën e vajzën”, - i tha bashkëshorti gruas.
Andaj, Shko dhe fto Muhabetin, që të jetë mysafiri jonë!
Muhabeti u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë drejt shtëpisë. Po ashtu edhe dy të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas.
Ndërsa gruaja e habitur pyeti Mallin dhe Mbarësinë: “Unë ftova Muhabetin, pse po vini dhe ju?”
Atëherë tre burrat iu përgjigjën:
"Po të kishe ftuar Mallin apo Mbarësinë, dy të tjerët do të rrinim jashtë, por duke qenë se ftove Muhabetin, kudo ku ai shkon, ne shkojmë bashkë me të dhe (do të) bëjmë muhabet përjetë!"

___________________________________________
P.S. Fjala muhabet është e gurrës arabe, që d.m.th. dashuri; simpati; altruizëm, kurse ne këtë fjalë e përdorim me d.m.th.: bisedë, kuvendim, fjalë; mikëpritje! Një proverb i ynë thotë:
"Një javë gurbet, një muaj muhabet!"
Po ashtu edhe fjala mall është e gurrës arabe, që d.m.th. pasuri; pronë; para; kapital, gjithashtu edhe ne këtë fjalë e përdorim me kuptimin: pasuri, pronë, begati, kapital.

Një proverb thotë:
"Perëndia më parë ia merr mendjen njeriut, pastaj mallin!"



Përktheu: Mulaim Shehu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme