Thuhet se një ditë prej ditësh shitësi ishte ulur pranë rrugës për të shitur portokaj dhe pemë të tjera! Pranë tij kalon një plakë dhe e pyet:
Këta portokaj a janë të hidhur apo jo?
Shitësi mendoi se plaka nuk i ha portokajt e hidhur, andaj i përgjigjet:
Jo, o zonjë e nderuar, këta portokaj janë të ëmbël! Sa kilogram dëshiron?
Nuk dua të këtillë! Por, unë dëshiroj të blejë portokaj të hidhur për nusën e djalit tim që është shtatëzënë, ajo ka ëndje për portokaj të hidhur!
Kështu shitësi nuk pati sukses në këtë shitje, megjithatë ai nuk përfitoi nga ky leksion!
Pas dy ditësh shkon tek ai një grua shtatëzënë dhe e pyet: A keni portokaj të hidhur?
Shitësit i ra ndërmend aty për aty biseda e plakës, dhe mendoi se grua shtatëzënë dëshiron portokaj të hidhur, andaj i përgjigjet:
Po, këta portokaj janë të hidhur! Sa kilogram dëshironi?
Jo, nuk dëshiroj të këtillë, por nëna e bashkëshortit tim më tregoi se ju keni portokaj të ëmbël, andaj ajo më dërgoi që të blej tek ju!
Kështu shitësi edhe kësaj herë nuk pati sukses në shitjen e portokajve për shkak të gënjeshtrës!
Përktheu: Mulaim Shehu