Djaloshi i vogël e pyeti nënën e tij: Nënë e dashur, pse po qan?
Sepse me duhet të qajë, biri im i dashur! - përgjigjet nëna.
Nuk po të kuptojë, nënë e dashur! - i thotë djaloshi.
Nuk di, kur do ta kuptosh, o biri im i dashur! – i thotë nëna duke e përqafuar.
Djaloshi më vonë e pyeti babanë e tij: Baba i dashur, pse nëna ndonjëherë qan pa arsye?
Epo, të gjitha gratë nganjëherë qajnë pa arsye, o biri im i dashur! - përgjigjet babai i tij.
Megjithatë, djaloshi ende po pyeste veten pse gratë qanin, andaj ai shkon te një plak i mençur, meqë ai me siguri e di përgjigjen! - mendoi djaloshi në vete.
Mësues i nderuar, pse gratë qajnë me lehtësi? – e pyet njeriun mençur.
Kështu plaku i mençur pasi e dëgjoi me vëmendje përgjigjet:
"Kur Allahu krijoi gruan, Ai e bëri atë shumë të veçantë. I bëri shpatullat e saj aq të forta sa të bartin të gjitha vështirësitë e botës, por në ndërkohë i bëri aq të buta sa të mund të sigurojë strehim e rehati. Allahu i ka dhuruar asaj aq shumë forcë sa të duroje vështirësitë e shtatzënisë, vështirësitë e lindjes dhe dhimbjet që fëmijët e saj i shkaktojnë pas lindjes. Zoti gjithashtu i dhuroi asaj forcë, kështu që ajo vazhdon të ecën përpara edhe kur të gjithë heqin dore! Andaj, ajo kujdeset për familjen dhe fëmijët edhe kur ata janë të sëmurë a në vështirësi, duke mos u ankuar për vëmendje dhe kujdes të madh!
Allahu gjithashtu i dhuroi asaj një ndjenjë aq të madhe sa që ajo i do fëmijët e saj në çfarëdo kushte dhe rrethana, madje edhe atëherë kur ata e lëndojnë rëndë me fjalë apo ndonjë veprim!
Zoti gjithashtu i dhuroi asaj forcën për të duruar burrin e saj, përkundër gabimeve që ai ndonjëherë i bën ndaj saj. Zoti po ashtu i dhuroi asaj mençurinë, që ajo percepton se një burrë i mirë kurrë nuk do ta lëndojë dhe dëmtojë qëllimisht gruan e tij.
Shkurt shqip, Zoti i mundësoi nënës lehtësisht përlotimin e saj! Andaj, lotët janë vetëm të saj, që në te ajo gjen ngushëllim dhe lehtësimin! Nëna nuk ka nevoje vetëm për një arsye të qajë, por ajo ka nevojë të qajë, madje për shumë arsye!! Por, megjithatë nëna nuk ka nevoje t'i shpjegojë askujt pse ajo qan, edhe atëherë kur të tjerët nuk e kuptojnë!! Pikërisht ashtu sikur përballimi i sfidave janë të saj, po ashtu edhe lotët janë të saj!
Andaj, o djalosh, e sheh se bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo veshë, bukuria e saj nuk është në pamjen e fytyrës së saj ose në mënyrën se si i mban flokët e saja. Por, bukuria e vërtetë e një gruaje është në sytë e saj, sepse ata janë porta e zemrës dhe vendi ku banon dashuria e sinqertë!”
Kështu, kur djaloshi i vogël i kuptoi fjalët e njeriut të mençur, u largua dhe nuk pat nevojë më të pyeti askënd për lotët e nënës së tij!
Andaj, kur pohohet se gruaja është krijuar nga brinjët e burrit, është që ajo të qëndrojë afër kraharorit, të jetë nën mbrojtjen e tij, dhe të qëndrojë pranë zemrës me muhabet dhe dashuri të sinqertë!
E huazuar