Mospajtimet ndërmjet bashkëshortëve


Gazetarja pyeti me kujdes: “Si vazhdoi jeta juaj martesore për 60 vjet?”
Bashkëshortja iu përgjigj: “Ne jemi nga ajo gjeneratë, e cila nëse është thyer diçka e kemi rregulluar, por assesi nuk e kemi hedhur.”
Mospajtimet ndërmjet bashkëshortëve janë çështje të natyrshme në jetën e çdo qifti bashkëshortor. Ato i imponojnë brengat e jetës së përditshme, vështirësitë e saj, kërkesat e saj, e kjo aspak nuk ka lidhje me dashurinë ndërmjet bashkëshortëve.
Ndoshta nuk e ekzagjeroj kur them se marrëdhëniet bashkëshortore janë si kripa në ushqim, një sasi e vogël prej saj i jep shije dhe e ndreq atë, por sasia e tepërt e kripës e prish ushqimin dhe e bën atë një ushqim të dëmshëm dhe helmues.
Gruaja është krijesë e cila ndryshon nga burri, jo vetëm nga konstrukti i krijimit të trupit, por edhe nga ana psikologjike emocionale, dhe për shuarjen e problemeve dhe të keqkuptimeve, burri duhet që ta kuptojë natyrën e gruas, e po ashtu edhe gruaja duhet ta kuptoj natyrën e burrit.
Burri është fëmija i madh, me butësi dhe mirësjellje bëhet unaza e gruas, ndërsa me inat bëhet xhelati i saj. Nga të qenët grabitqar, me përkujdesje, luanët shndërrohet në lojtar cirku.
Nuk ekziston gjë e quajtur krenari në jetën martesore, një dërhem falje është më e mirë se një kilogram inati. Bëhu robëresha e tij, ai bëhet robi yt, bëhu zonja e tij, e ai bëhet xhelati yt. Butësia jote është gjëja më e shtrenjtë në ty, kështu që mos zbrit asnjëherë nga kjo vlerë.
Kjo botë nuk ka nevojë për më shumë burra, i mjaftojnë këta që i ka, i mjaftojnë inxhinierët e saj, luftëtarët e saj, politikanët e saj, por kjo botë ka nevojë për butësinë në brendësinë tënde, shfaqe që ta lumturosh atë, dhe ti të jesh e lumtur me të.
Allahu e krijoi Havanë nga brinjët e Ademit, e nëse Havaja është pjesë prej Ademit, atëherë Ademi është Hava krejt. Gruaja qysh në fillet e saj është krijuar që të bëjë botën e saj, kështu që mos e prish krijimin e saj.
Të ankuarit e shumtë është natyrë e femrës, dhe kur të ankohet, në shumicën e rasteve jo se do aq shumë zgjidhje të problemeve, por më tepër dëshiron ta dëgjosh, kështu që bashkëshorti i mirë është dëgjues i mirë.
Nëse është mundësia që me butësi dhe urtësi ta zbusësh, atë mund ta posedosh me përkujdesje dhe butësi.
Kur të ndodh problemi, nxito ti këtu, por mos zbrit nga burrëria jote, por vetëm përdore atë. Kur të thotë se është e lodhur, tregoj se kjo e bënë atë më me vlerë në syrin tënd, sepse ata të cilët kryejnë punët dhe obligimet e tyre gjithsesi se lodhen.
Kur të thotë se nuk dua të dëgjojë asnjë zë, ofroje te gjoksi yt, gjuha e gishtërinjve tu në flokët e saj është gjuha e vetme për të. Kur koha të ketë ndryshuar shenjat e fytyrës së saj, qetësoje atë, koha (mosha) është armik i grave. Tregoj asaj se nuk është më pak e bukur, por është më me shumë vlerë.
Dhuratat pa ndonjë festë, përqafimi i papritur, argëtimi edhe jashtë kohës së tij, lëvdatat në prezencën e të tjerëve, janë tërheqje (joshje) që e bëjnë gruan të sillet në “planetin” tënd. Tërheqja është sekreti i universit të vogël, i cili e bënë atë të ndërlidhur dhe unik.


Edehem Sherkawi
Përktheu nga gjuha arabe: Florentina Tërmkolli


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi