Kryetari KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, ka pritur në takim një grup studentësh nga Turqia


Kryetari Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, ka pritur në takim një grup studentësh nga Turqia, të udhëhequr nga znj. Hacer Karagul.

Kjo vizitë erdhi falë bashkëpunimit të mirë që ka Bashkësia Islame e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, kryesisht në fushën e trashëgimisë kulturore, humanitare e sociale, e
së fundmi edhe në shkëmbimin e studentëve në dy vendet tona.

Studentët nga Turqia të shoqëruar nga Kryetari Myrta vizituan Xhaminë e Hadumit dhe disa xhami të Gjakovës të restauruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?