Njeriu shikon me sy, por sheh me mendje!

Një besimtar kishte shkuar në vizitë tek një njeri i verbër! Në një kënd të shtëpisë mbi tavolinë ai pa Kur'anin famëlartë, që qëndronte sikur po e lexonte dikush. Andaj, ai mendoi në vete:
Vallë, kush e lexon Kur'anin në këtë shtëpi? Ky burrë është i verbër, dhe në shtëpi nuk jeton askush tjetër pos tij, megjithatë nuk e pyet atë për këtë çështje!
Mirëpo, natën kur ishte në gjumë, filloi të dëgjonte dikë që lexonte Kur'nin. Kur ai u ngrit u çudit kur e pa të zotin e shtëpisë duke lexuar rrjedhshëm Kur'anin, andaj pas përfundimit të leximit e pyet:
Zotëri si ka mundësi të lexosh Kur'anin, meqë je i verbër?
Pse çuditesh, kur dihet se Allahu është i Plotfuqishëm!?
Po edhe unë kam bindje se njëmend Allahu është i Plotëfuqishëm, por unë u mahnita kur të shihja dhe të dëgjoja duke lexuar rrjedhshëm Kur’anin famëlartë!
Atëherë njeriu “i verbër” i tregon:
Unë një ditë bëra këtë dua:
“O Allah, ma bëj të mundshme që ta lexoj Kur'nin, edhe pse jam i verbër!!”
Kështu Allahu ma pranoi lutjen time, andaj sa herë që dëshiroj ta lexoj Kur'nin, atëherë Allahu ma jep dritën e syve!”


* Ndërsa ne e kemi dritën e syve, por na mungon drita e zemrës!



Mulaim Shehu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?