Manifestim me rastin e muajit të Mevludit
Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe me Medresesë “Alauddin” organizuan manifestim me rastin e muajit të Mevludit, të titulluar “Ky ishte Pejgamberi Muhamed a.s.”
Ligjëratën kryesore kushtuar njeriut më të ndritur dhe më të bekuar, Muhamedit a.s., e mbajti Violeta Smajlaj.
Programi u shoqërua edhe me pika artistike.