Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta mori pjesë në tryezën me temë
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon Myrta mori pjesë në tryezën me temë "Trafikimi me qenie njerëzore", të organizuar nga Komuna e Gjakovës dhe Ministria për Punë të Brendshme, me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë
Ky aktivitet i mbajtur në Gjakovë, është në kuadër të Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, e cila do të zgjasë një muaj me aktivitete te ndryshme, me synim të ngritjes së vetëdijes së popullatës së gjerë lidhur me këtë fenomen.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari Myrta theksoi rëndësinë e veçantë që ka angazhimi për sigurinë e të drejtës për jetë dinjitoze, për të gjithë qytetarët e vendit tonë pa dallim.