Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mirëpriti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, në krye me z. Fuat Oktay ish-zëvendës president i Republikës së Turqisë, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë vizitës, parlamentarët turq, u njohën me ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore.
Kryeimami Sahiti, falënderoi parlamentarët turq për vizitën dhe për mbështetjen e shtetit turk, gjegjësisht fondacionit të Dijanetit në ndërtimin e kësaj xhamie.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1699525282.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1699525295.jpg[/IMG]