Udhëheqësja e Dep. të Gruas pranë BIK znj.Vaxhide Bunjaku, merr pjesë në Konferencën “Të bashkuar kundër dhunës- MJAFTË”


Udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës znj.Vaxhide Bunjaku, e shoqëruar nga znj. Muzaqete Kosumi- Koordinatore për marrëdhënie me jashtë- FSI, morën pjesë në Konferencën Rajonale dy ditore “Të bashkuar kundër dhunës- MJAFTË”, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.
Konferenca e parë rajonale kundër dhunës nisi me një minutë heshtje në nderim të 30 vjeçares, Liridona Ademaj, e cila u vra javën e kaluar në Prishtinë.
Me moton “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft”, konferenca ka mbledhur veprimtarë, ekspertë dhe udhëheqës të sistemit të drejtësisë nga rajoni, në përpjekje për të nxitur ndryshimet e nevojshme shoqërore dhe institucionale.
Pra qëllimi i kësaj konferencë ishte trajtimi i angazhimit dhe rolit të shteteve të Ballkanit Përendimor në parandalimin dhe adresimin e dhunës në bazë gjinore.
Lidhur me këtë çështje ditë më parë Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje me Bashkësinë Islame të Kosovës për realizimin dhe ofrimin e sesioneve informuese për komunitetin myslimanë, si dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partnerë e bashkëpunëtorë në veprimet kundër të gjitha formave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave.
Ministrja Haxhiu javen e kaluar poashtu u takua me udhëheqësen e Departamentit të Gruas e përfaqësuese nga institucionet e Bashkësisë Islame me të cilat diskutoi për sfidat e grave në Kosovë, me theks të veçantë për fenomenin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunën në familje.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1701986140.jpeg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1701986160.jpeg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip