Betohem, më ka marrë malli për Qaben!


Një ngjarje interesante e treguar nga një jemenas që jeton në Arabinë Saudite
Më mori pronari dhe më çoi në vijën jugore, ku ishin fshatrat e varfër, për të shpërndarë zekatin e pasurisë së tij. Paratë e zekatit që do të shpërndaheshin i kishte vendosur në zarfe. Dhe çdo zarf përmbante 5000 rijal. Teksa po dilnim nga një nga fshatrat dhe po shkonim drejt linjës Xhiddes, pamë një burrë të moshuar, por energjik dhe të shëndetshëm, duke ecur rrugës. Shoku im:
- Çfarë po bën ky njeri në këtë shkretëtirë në këtë kohë?
Shoferi:
- Ai është ne siguri do jetë ndonjë jemenas rrefugjat.
U ndalëm dhe e përshëndetëm me selam burrin.
- Nga je?
- Nga Jemeni..
- Ku po shkon?
- Në Qabe sepse më mungon shumë!..
- A ke leje (vizë) për t'a vizituar?
- Jo, nuk kam marrë leje.
- Pse nuk more leje?
- Më duhet të paguaj 2000 rijal; Ndërsa unë në xhep kam vetëm 200 rijal.
Shoku im:
- Mirë xhaxha. Sa kohë ke që ec në këmbë?
- Kanë kaluar 6 ditë që kur jam nisur.
- A ke ngrënë?
- Jo, agjëroj.
Shoku im:
- Ke kaluar të paktën 5 postblloqe policie deri më tani. Si ka mundësi që nuk të kanë kthyer?
- Të betohem, askush nuk më pyeti asgjë kur i kalova.
Unë, ke ardhur për të punuar?
- Jo. Betohem se më mungon Qabeja. Unë po shkoj në Mekë për të kryer umren.
Shoku im:
- Si ka mundësi, as patrullat lëvizëse të policisë nuk ju kapën teksa po ecnit në këtë rrugë!?..
- Para gjysmë ore më kapi një patrullë rreth 50 km pas dhe më çoi në degën 1 km larg nga këtu. Më pyetën se ku po shkoja. U betova se doja të shkoja në Qabe dhe më lanë të lirë.
Thashë me vete: "SubhanAllah, Zoti im dërgoi policinë që të të çojnë sa më shpejt në Qabe dhe të të lehtësojnë punën".
Shoku im u ngrit dhe i dha dy zarfe.
- Merr; Këto janë paratë e zekatit të pronarit tonë..
Burri mori zarfet dhe tha:
- Zoti ju bekoftë.
Sigurisht, burri nuk e dinte se sa kishte brenda.
- A i njeh paratë saudite?
- Po
-Mire hapi zarfet dhe futi leket ne brez qe te mos humbasin..
Ai hapi zarfet dhe pa se brenda kishte 10000 rijal:
- E gjitha kjo është e imja!?
- Po, është e jotja.
Burrit i ra të fikët dhe ra mbi makinë. Ne dolëm nga makina dhe spërkatëm ujë mbi burrin. Kur erdhi në vete, tha me zë të lartë:
- E gjitha kjo është e imja? A është kjo e gjitha e imja?
Më pas ai u ul dhe filloi të qante me të madhe. Shoku im tha le t'ia shkurtojmë pak rrugën, t'a çojmë pak me makinë. Ai hipi në makinë me ne dhe pasi pushoi pak; E pyeta pse po qante kaq shumë:
- Unë kam një shtëpi në Jemen. Kisha edhe një tokë pranë shtëpisë. E kam dhuruar për hir të Allahut. Unë dhe familja ime ndërtuam një xhami atje nga guri dhe balta. Ndërtimi i sajë përfundoi, por kanë mbetur vetëm blerja e disa sendeve për ambientet e brendshme. Kisha shumë kohë që mendoja se si do ta kompletoja këtë xhami...
Të gjithë qanim...Më erdhën në mendje fjalët e Pejgamberit (S.A.V.).
"Kushdo që shqetësohet për jetën e përtejme, do t'i vijë bota tek këmbët."
Në këtë moment i bëra shenjë shokut tim që t'i jepte edhe pak. Shoku im i dha dy zarfe të tjera dhe shuma u bë 20000 rijal.
Burri gjatë gjithë rrugës që ishte në makinë e kaloi duke u lutur dhe duke qarë para se të dilte nga makina na uroj dhe u lut për ne.
Përsëri, fjalët e Pejgamberit të dashur (S.A.V) më erdhën në mendje:
"Sikur të mund të mbështeteni vërtet në Allahun, Allahu do t'ju furnizonte ashtu siç furnizon zogjtë që në mëngjes janë të uritur dhe kthehen të ngopur në mbrëmje."



E huazuar ...


Artikulli i kaluar
Koprraci dhe ari i tij
Artikulli radhës
Hiqe qafe gjarprin tënd!

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme