Lëmosha më e bukur dhe mirësjellja shembullore

Një djalosh tregon për babanë e tij dhe thotë:

"Sa herë që dilte babai im nga xhamia dhe takonte ndonjë shitës modest shkonte tek ai, e përshëndeste atë, e bënte për të qeshur me humorin e tij dhe pastaj blinte produktin e tij me një çmim më të shtrenjtë se sa në treg!
Kurse unë mendoja se po ma mashtrojnë prindin dhe një ditë nuk durova më dhe iu drejtova babait tim:
- Babush pse lejon që këta njerëz të mashtrojnë me produktet e tyre, pse i blenë ato kur ke produkte tjera në treg më të lira dhe më të mira!!!
Ai më ledhatoi, pastaj më përqafoi dhe me zërin e tij të ëmbël më tha:
"O biri im, ata njerëz janë nevojtarë, por ende kanë krenari në zemrat e tyre dhe turpërohen ta zgjasin dorën, kështu që mundohen me djersën e tyre ta fitojnë ndonjë lek, ndërsa këtë që e bëj unë e llogaris lëmosh (sadaka) te Zoti, por e mbështjelli atë me mirësjellje dhe krenari që mos t'i lëndoj zemrat e tyre dhe ta ruaj krenarin e tyre, këtë lloj njerëzish Zoti i quajti kështu në librin e Tij:
"... duke qenë se ata nuk lypin, ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur.." (Kur'an 2:273)
Andaj biri im kjo është lëmosha më e bukur dhe mirësjellja shembullore."



Dr. Rijad Imeri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme