Një njeri arriti në moshën 70 vjeçare dhe ishte prekur nga një sëmundje që e bëri të paaftë të urinoj.
Mjekët i treguan atij që duhet të bëhet një operacion për ta shëruar sëmundjen. Ai u pajtua ta bëj operacionin sepse ndjente dhimbje të fortë përditë. Kur përfundoi operacioni mjeku i dha atij faturën në të cilën ishin shënuar shpenzimet. Derisa shikonte faturën njeriu filloi të qaj; por mjeku i tha nëse shpenzimet janë të larta mund të bëjmë ujdi me ju.
Njeriu i vjetër u përgjigj: "Unë nuk po qaj për shkak të parave, por po qaj sepse Allahu më ka lejuar të urinoj për 70 vite dhe Ai kurrë nuk më ka dërguar faturë.
SubhanAllah! Shumë pak e falënderojmë Allahun për këto gjëra që me të vërtetë janë të mira. Ta lusim Allahun të na dhuroj aftësinë që ta njohim Shpërblimin e Tij dhe ta falënderojmë Atë më shpesh.
"Dhe Ai ju dha gjithçka që ju kërkuat, dhe po të numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të jeni në gjendje t’i numëronit ato. (Kur’an: 14:34).
Përktheu: Safet Pllana