Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti sot mbledhjen e fundit për këtë vit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e fundit për këtë vit, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari Dr. Valon ef. Myrta

Në këtë mbledhje Këshilli në rend të ditës pati leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, si dhe shqyrtimin e çmimeve të qirave për lokalet afariste.

Më pas u shqyrtuan disa lëndë dhe kërkesa në kompetencë të Këshillit, me ç’rast edhe u morën vendimet e duhura në bazë të kompetencave që i takojnë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip