Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë


Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip