Xhamia e Pejgamberit a.s. përgatitet për Ramazan

8.5 milionë vakte iftari do të vihen në dispozicion të besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit.

Autoritetet përgjegjëse për Xhaminë e Pejgamberit a.s., vendi i dytë më i shenjtë i Islamit në qytetin saudit të Medinës, janë duke u përgatitur mirë për pritjen sa më të mirë të besimtarët gjatë muajit të Ramazanit.

Më shumë se 8.5 milionë vakte iftari parashikohen t'u shpërndahen besimtarëve në xhami, në syfyr dhe iftar gjatë Ramazanit, që pritet të fillojë këtë vit më 11 mars.

Rreth 2.5 milionë shishe ujë Zemzem do të jepen gjithashtu në xhaminë e Pejgamberit a.s. gjatë muajit të shenjtë. Për më tepër, xhamia do të pajiset me 18,000 kontejnerë Zemzem.

Në prag të Ramazanit, Autoriteti i Përgjithshëm për Kujdesin e Xhamisë së Pejgamberit a.s. kanë organizuar seminar në të cilin u rishikuan përgatitjet për këtë muaj.

Ato përfshijnë intensifikimin e shërbimeve për të përballuar një rritje të pritshme të numrit të adhuruesve dhe vizitorëve. Shërbimet përfshijnë pastrimin dhe sterilizimin e qilimave të përhapura në të gjithë dhe menaxhimin e turmave gjatë kohës së pikut.

Sipas shifrave zyrtar, më shumë se 280 milionë myslimanë kanë vizituar xhaminë e Pejgamberit a.s. vitin e kaluar.