Departamenti i Gruas shtroi iftar për mualimet e profesoreshat e institucioneve të BIK-ut


 

Departamenti i Gruas që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të premten shtroi iftar për mualimet që kontribojnë në tërë territorin e Kosovës si dhe profesoreshat e Fakultetit të Studimeve Islame e Medresesë "Alaudin".



Udhëheqësja e Departamentit të Gruas, znj.Vaxhide Podvorica-Bunjaku i falenderoj mualimet dhe profesoreshat për punën dhe angazhimin e tyre duke i motivuar që të kujtojnë këtë mision fisnik që kanë dhe të vazhdojnë të punojnë me të njejtin përkushtim për të nxjerrë gjenerata të edukuara.



Edhe profesoreshat Besa Ismaili e Merita Boroci i përgëzuan mualimet për kontributin duke i këshilluar ato të mos ndalen para asnjë pengese por që bashkërisht të tejkalojnë çdo sfidë me të cilat përballen gratë e Kosovës.



Gjatë kësaj mbrëmje kori i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë i freskoi të pranishmet me ilahi e monolog.

 


 


 

 


 


 


 



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi