Vazhdon bashkëpunimi mes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dhe Komunës së Gjakovës

 


Edhe këtë vit u realizua nënshkrimi i marrëveshjes mes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në Kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës dhe Komunës së Gjakovës.


Koordinatori i “Bereqetit”, Abdurrahman Bejtullahu dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kanë nënshkruar vazhdimin e bashkëpunimit që ka të bëj me strehimin e familjeve me nevojë. 



Me këtë rast Komuna e Gjakovës këtë vit ka ndarë 20 mijë euro të cilat do të dedikohen për ndërtimin e shtëpive apo blerjen e banesave për nevojtarët e komunës. 



Koordinatori  Bejtullahu ka falënderuar komunën e Gjakovës e cila, sipas tij, është e vetmja që në tre vitet e fundit ndan buxhet për strehimin e familjeve përmes Shoqatës “Bereqeti”


 



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme