Falja e namazit të Fitër Bajramit 1975 - "Çarshi Xhamia" - Pejë
Në vigjilje të festës së Filtër-Bajramit, po sjellim xhirimin e ceremonisë së Fitër - Bajrmait në Xhaminë e Bajraklisë (Xhamia e Çarshisë) në Pejë më 1975.
Asokohe në këtë xhami imam, mualim e hatib ishte Hfz. Muhamed ef. Islami, i cili shihet në xhirimin e realizuar më 1975 duke mbajtur dersin e Bajramit, hytbet e Bajramit, pastaj duke i prirë faljes së namazit të Bajramit si dhe duke bërë duanë. Ndërsa myezini është Qazim Myftari.
Video është siguruar nga z. Adil Begolli -ish drejtor i Kosova Filmit.
Shijoni atmosferën e festës së Fitër - Bajramit më këtë xhirim të bukur nga e kaluar jonë e lavdishme në ditë e kohë të vështira për besimet.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës