Drejtori për Diasporë, Ekrem Simnica, mori pjesë në solemnitetin e nismës për ndërtim të xhamisë së re në Mengen të Gjermanisë

 


Me ftesë të bashkatdhetarëve tanë me punë në Gjermani, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në solemnitetin e nismës për ndërtim të xhamisë së re në Mengen të Gjermanisë.
Të pranishmit fillimisht i përshëndetën Adnan Abdiu, kryetari i Këshillit iniciativë, Mensur ef. Halili, kryetar i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani, dr. Reshat Ibishi, kryetar i BFI-së së Italisë, prof Muhamed ef. Sytari, myfti i Shkodrës, hoxhë Ardian Sejdiu etj.
Drejtori për Diasporë në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit në emër të BIK-ut, institucioneve të saj dhe të Myftiut Tërnava. Ai foli për ca pika të rëndësishme mbi xhaminë, vlerën dhe rolin e saj, në veçanti mbi vlerën e kontributit në ndërtimin e saj.
Ishte një pritje madhështore me një respekt të madh. Te të gjithë ndihej një gëzim i madh dhe me një dëshirë që sa më shpejt të nisen punimet e fillimit të xhamisë. Burra, gra, të rinj e të reja, fëmijë, mysafirë e dashamirë nga të gjithë anët, nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Italia formuan ambient të lartë dhe dhanë kontributin e tyre madhështor, duke treguar dashurinë e madhe ndaj ndërtimit të xhamisë, ku brenda disa orëve u tubuan mbi 500 mijë euro, me të cilat shumë pritet që shumë shpejt të niset xhamia e re në Mengen.
Drejtori për Diasporë i siguroi mërgimtarët se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.
Zoti e bekoftë këtë nismë të madhe dhe tejet të dobishme për bashkatdhetarët tanë!


 





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj