Ishulli i ndjenjave

 
Njëherë e një kohë ekzistonte një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat..
Pasuria, Krenaria, Pikëllimi, Lumturia, Dituria si dhe ndjenjat tjera përfshirë Dashurinë.
Një ditë morën lajmin se ishulli së shpejti do të fundoset, kështu që të gjitha ndjenjat përgatitën anijet e tyre për t'u larguar nga ishulli, përveç dashurisë, e cila donte të priste deri në momentin e fundit, sepse ishte shumë e lidhur me ishullin.
Kur ishulli tashmë po fundosej, dashuria filloi të kërkoi ndihmë.
Pasuria kaloi me në një anije shumë luksoze kur dashuria e pyeti: "Pasuri, a mund të më marrësh me vete?"
Pasuria u përgjigj: "Jo, nuk mundem. Në anijen time ka shumë flori e argjend dhe nuk ka vend për ty."
Dashuria vendosi të pyes Krenarinë, e cila po kalonte me një varkë të madhe e  të bukur. "Krenari, të lutem më ndihmo!
"Dashuri, unë nuk mund të marr", tha Krenaria, "këtu çdo gjë është e përsosur dhe ti mund ta dëmtosh anijen time të bukur".
Më pas, dashuria iu drejtua Pikëllimit: "Pikëllim, të lutem më merr me vete."
"Oh Dashuri," iu përgjigj Pikëllimi, "Unë jam kaq i pikëlluar sa që dua të qëndroj vetëm".
Ndërsa Lumturia, ishte aq e kënaqur dhe e lumtur sa që as nuk e dëgjoi fare zërin e dashurisë.
Papritmas, u dëgjua një zë: "Eja, dashuri, mund të vish me mua".
Dashuria ishte aq mirënjohëse dhe e lumtur sa që harroi të pyeste për emrin e shpëtimtarit të saj.
Më vonë, dashuria pyeti dijen: "Dije, a mund të më thuash kush ishte ajo që më ndihmoi?"
"Po, sigurisht", u përgjigj dija, "ishte koha."
"Koha?" Pyeti dashuria me habi, "Pse më ndihmoi koha?" "Dituria buzëqeshi dhe me urtësi të thellë u përgjigj: "Sepse vetëm koha e di se sa e rëndësishme është dashuria në jetë".


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme