Një i ri gjithmonë lutej në Qabe: “O Allah ndihmësi i të drejtave… O Ndihmësi i atyre që mbrohen nga haramet. O Zot të falënderoj dhe të lavdëroj Ty.”
Kjo gjë i tërhoqi vëmendjen njërit dhe e pyeti të riun. Përse bën gjithmonë të njëjtën lutje, nuk di lutje tjetër?
Djali nisi t’i tregojë: “Shtatë vite më parë isha në Qabe dhe gjeta një qese plot me flori. Brenda saj kishte një mijë flori. Mendja më shkonte ta mbaja.
Por, thash me vete jo, kjo qese nuk është e imja, kjo është e dikujt tjetër nëse e mbaj është haram. Në të njëjtën kohë dëgjova njërin duke thënë: “A ka gjetur ndonjëri një qese?” E thirra atë dhe e pyeta: “ Si është ajo qesja? Çfarë ka në të?” Më tregoi se si ishte qesja dhe se në të ka një mijë florinj. Unë ia dhashë qesen. Burri hapi qesen dhe më dha tridhjetë florinj.
Shkova në treg, aty pashë se po shisnin një shërbëtor të vogël, i cili ishte me fytyrë të pastër. Pastërtia e këtij fëmije më bëri përshtypje, u shkova pranë dhe i pyeta sa doni për këtë shërbëtor? Më thanë tridhjetë florinj.
Tridhjetë florinjtë që më dha burri ua dhashë atyre dhe mora fëmijën.
Fëmija ishte një djalë shumë i sjellshëm dhe i mirë. U gëzova shumë që e mora. Djali më tregoi historinë e jetës së vet. Më tha: “Unë jam djali i udhëheqësit të Fasit. Paska qenë e shkruar për tu bërë shërbëtor. Pas disa muajsh dolëm bashkë me shërbëtorin tim në treg. Në treg pamë tre burra të pa njohur. Shërbëtori më tha se ata janë njerëzit e babait dhe se ata do të kërkojnë që të më shitesh tek ata. Ti je njeri i mirë, mos prano të më shesësh nën tridhjetë mijë florinj. Ata erdhën pranë meje dhe kërkuan ta blejnë shërbëtorin? U thash po. Ata më ofruan njëzet mijë mijë florinj. Por, unë u thashë se nën tridhjetë mijë florinj s’bëhet. Me ato tridhjetë mijë florinj fillova të punoj. Bëra tregti dhe u bëra më i pasur. Një ditë shokët më thanë se është një vajzë e mirë e një familje shumë të mirë dhe të pasur.
I ati i ka vdekur tani shpejt. A pranon që të martojmë me të? Unë pranova. Pa vonuar u lidh kurora dhe filloi të vinte paja me deve të mbushura plot.
Mes gjithash në pajë më ra në sy një qese, pyeta gruan çfarë është kjo qese? Më tha brenda në të ka 970 florinj, babai këtë qese e kishte humbur në Haxh. Tridhjetë prej tyre ia ka dhënë një të riu që e kishte gjetur qesen e të tjerat m’i bëri mua dhuratë dhe më tha t’i vë në pajë. Thash me vete pra këto florinj që paskam gjetur në Qabe paskan qenë të miat. Nëse nuk do ia kisha dhënë të zotit do më kishin ardhur nga një rrugë haram.
Ndërsa tani më erdhën nga një rrugë hallall.
E falënderova dhe e lavdërova shumë Allahun që më ruajti nga harami dhe më dha shumë të mira.
- Rrisku ynë është caktuar dhe vjen nga Allahu xh.sh.. Por, mënyrën e marrjes se tij nga harami apo nga hallalli e zgjedhim ne vet.