Grupi i parë ka arritur në Aeroportin e Xhides.

 


215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, kanë arritur sot shëndosh e mirë në Aeroportin e Xhides.


Në pritje të tyre kishin dalë udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur besimtarët drejt Mekës.


Sapo të akomodohen në hotel, ata në grupe-grupe, do ta vizitojnë Qabenë e bekuar për ta kryer umren dhe për t’u liruar nga ihrami.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj