Kthehen në vendlindje grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

 


kapluar nga emocionet dhe me lotë gëzimi, u panë sonte haxhilerët e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, teksa u kthyen nga vendet e shenjta. 


Në orët e mbrëmjes të së martës, grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova u kthyen në vendlindje. Ata së bashku me haxhilerët e tjerë nga e mbarë bota kryer njërin prej pesë obligimeve të Islamit, haxhin. 


Ata u shprehen tejet të lumtur që arritën të kryejnë haxhin, teksa edhe përshkruajnë ndjenjat e tyre. Haxhilerët nga Kosova thonë se gjatë qëndrimit në vende të shenjta, kanë bërë lutje për veten, familjen dhe në veçanti për Kosovën.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme