Në Kanada vajzës myslimane i refuzohet hyrja në klasën e karatesë për shkak të shamisë

 


Komisioni për të Drejtat e Njeriut i shtetit kanadez të Quebec i është drejtuar gjykatës duke kërkuar kompensim për dëmin moral për një nxënëse muslimane 12-vjeçare, e cila u pezullua nga klasa e karatesë për shkak të shamisë së kokës.  
Incidenti ndodhi kur një instruktor i karatesë në Shkollën për Vetëmbrojtje dhe Karate Lamarre në Montreal i kërkoi nxënëses që të hiqte shaminë e kokës. Kërkesat e tij ai i arsyetoi me faktin se filozofia e karatesë i detyron të gjithë nxënësit të dalin në tapet me të njëjtën uniformë. Vajza u largua nga salla e përlotur.
Federata e Karatesë e Kanadasë u ngrit në mbrojtje të sportistes së re dhe njoftoi qendrën sportive se shamia e kokës lejohet në karate. 
“Karate Kanadaja ka marrë një rol udhëheqës … në peticionin e federatës botërore të karatesë për t’i lejuar atletët të mbajnë shaminë në koke”, tha ajo në një deklaratë për CTV News. “Federata botërore e karatesë kishte miratuar mbajtjen e shamisë së kokës në gara”.
Në mbrojtje të vajzës u shpreh edhe Këshilli i Grave Muslimane të Kanadasë, duke e cilësuar situatën shumë traumatike për psikikën e adoleshentes. 
“Mund ta imagjinoj një vajzë dymbëdhjetëvjeçare që i flasin kështu vetëm sepse dëshiron të merret me sportin e saj të preferuar. Njerëzit duhet të ngrihen për të drejtat e tyre dhe kjo e drejtë është një nga të drejtat themelore”, tha anëtari i Këshillit Shaheen Ashraf.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme