Hafëz Ishak Ramaxhiku – imami i parafundit i xhamisë së Ibrit të Mitrovicës

 


Hafëz Ishak Ramaxhiku (1899-1982), ka jetuar dhe vepruar në Vushtrri dhe në Mitrovicë. Ai ishte hoxhë, mësues, pedagog, intelektual, urtar dhe atdhetar i madh.
Ishte bashkëpunëtor me hafëz Mehmet Sezainë në Prishtinë, me Hasan Prishtinën dhe me shumë burra të tjerë, të cilët ishin patriotë dhe vizionarë të shquar të kohës.
Mulla Ishak ef. Ramaxhiku, vazhdimisht punonte për fe dhe për atdhe. Ishte antikomunist dhe këtë e shprehte publikisht. 
Në planin sekret të qeverisë së Jugosllavisë, ishte në listën për likuidim.
Hafëz Ishaku ishte një hoxhë i zoti, pedant dhe modest. Kuranin fisnik e kishte mësuar në moshë të re dhe e këndonte atë bukur dhe me përkushtim. 
Vaizin dhe dersin e mbante me plot urtësi, shpirt, ëmbëlsi, argumente dhe arsye.
Hafëz Ishak Ramaxhiku ka qenë imami i parafundit i xhamisë së Ibrit në qytetin e Mitrovicës dhe sipas të dhënave, ka shërbyer mes viteve 1945-1972/73. 


Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!


Pas hafëz Ishak Ramaxhikut, imam në xhaminë e Ibrit kishte ardhur mulla Milazim ef. Jashari, i cili shërbeu nga viti 1972/73 deri në djegien, shkatërrimin dhe rrafshimin me tokë të xhamisë së Ibrit nga barbaria kriminale e terroriste serbe, më 2 maj 1999. 



Kastriot Behrami



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme