Qysh nga kohët e lashta, është i njohur fakti se Hëna ka ndikim në njeriun. Kështu, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këta filma, të pa shmangshme kanë qenë skena me pamje të Hënës së plotë. Në këtë fazë të Hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminelë të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e Hënës.
Sipas burimeve të NASA-s, distanca në mes të Hënës dhe Tokës lëviz prej 356,410 km e gjer më 406,697 km. Distanca mesatare është 384,400 km. Diametri i Hënës është 3,476 km, kurse diametri i Tokës është 12,756 km. Peri metri i Hënës është 10,927 km, kurse perimetri i Tokës është 40,075 km.
Shkencëtarisht është e ditur se Hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore dhe, gjithsesi, ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit.
Kështu, ndikimi i Hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakrrjedhjet (hemorragjitë) gjatë kohës së Hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion, kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.
Dr. Edson J. Endrju (Andrews) nga Asociacioni i Mjekësisë në Florida kishte bërë një hulumtim për 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet, dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakrrjedhje më të madhe pas operacionit në fazën e Hënës së plotë. Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operacioneve.
Gjithashtu edhe gjakrrjedhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.
Hëna e plotë, në mes tjerash, ndikon edhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit tek të cilët Hëna ka ndikim, që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose i kemi parë, ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi i ngushtë ose i gjerë.
Ndikimi i Hënës vërehet edhe në humorin e përgjithshëm të njerëzve. Me si guri do të keni vërejtur se në këtë kohë, në mbrëmje, jeni më të shqetësuar se zakonisht, kështu që ju pengojnë disa imtësi që zakonisht nuk i vëreni.
Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundimin se Hëna e plotë ndikon pashmangshëm në sjelljet e njerëzve. Natyrisht, ka edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.
Dr. Arnold Libër (Lieber), pas një studimi për 15vjet të ndikimit të Hënës së plotë ndaj njerëzve, ka ardhur në përfundimin se:
1. Gjatë fazës së Hënës së plotë numri i vrasjeve është më i madh;
2. Lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta;
3. Aksidentet në trafik janë më shumë;
4. Vetëvrasjet më së shumi ndodhin në këtë fazë.
Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Majami, kishte konstatuar lidhjen ndërmjet Hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital. Për këtë ndër lidhje ishte bindur edhe tërë personeli mjekësor në këtë spital. Prandaj, që atë herë ky fenomen e kishte frymëzuar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tutje me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më i madh i vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë fazës së Hënës së plotë.
Pse ndikon Hëna ndaj njeriut? Kur Hëna të arrijë pozitën më të lartë në relacion me planetin e Tokës, ajo shkakton baticën dhe, anasjelltas, kur është më së afërmi me planetit tonë, shkakton zbaticën. Meqenëse njeriu, si edhe Toka, për bëhet 75-80% nga materia e lëngët dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur Hëna është e plotë, tek njeriu shkaktohet një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që përjeton njeriu, janë: ngushtimi i indeve, edemat (të ënjturit), eksitime nervore etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu, manifestohen në oreksin, gjumin, humorin, sjelljet, aktivitete trupore, seksuale, etj. Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë, shën. i autorit) aktorja e famshme Merilin (Merilyn) Monro, pastaj është vrarë Xhon (John) Lenon, legjenda e grupit “Beatles”, dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës.
Dr. Libër, së bashku me kolegët e tij, nga Universiteti i Majamit, pra, kishin bërë një hulumtim për 15 vjet. Duke krahasuar numrin e vrasjeve në këtë periudhë, që kishte qenë gjithsej 1887, këta shkencëtarë ishin befasuar më shumë se sa kishin pritur, nga numri i madh i vrasjeve që kishin ndodhur gjatë fazës së Hënës së plotë. Sipas këtij hulumtimi, sa më shumë që afrohej Hëna e plotë rritej dukshëm edhe numri i vrasjeve. Duke dëshiruar të bindeshin për një dukuri të tillë, hulumtuesit bënë një studim të njëjtë edhe në Ohajo të Klivëlendit (Cle velend). Statistikat gjithashtu treguan se numri i vrasjeve është dukshëm më i madh gjatë fazës së Hënës së plotë sesa në faza të tjera të saj. Dr. Libër dhe kolegët e tij nuk ishin të befasuar aq shumë nga këto rezultate. Një raport i mëhershëm i Institutit Amerikan të Mjekësisë klimatologjike pranë Departamentit Policor të Filadelfisë, i titulluar “Efektet e Hënës së plotë në sjelljet e njerëzve”, ki shte zbuluar gjithashtu rezultate të njëjta. Sipas këtij raporti shenja e Hënës së plotë në fazën e saj kulmore rezulton me orientime të ndryshme kriminale, siç janë: vrasjet, piromania, ngasjet e rrezikshme të makinave dhe kleptomanitë. Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të xhindosur (krisur) gjatë kësaj faze të Hënës së plotë.
Kohët e fundit, rajoni i Sussexit në Anglinë Juglindore kishte shtuar numrin e policëve që patrullojnë në rrugë gjatë këtij cikli lunar, sepse oficerët e tyre kishin konstatuar lidhjen ndërmjet Hënës së plotë dhe krimeve e dhunës.
Hëna e plotë dhe ditët e pagave të rrogës ishin identifikuar si faktorë të rritjes së krimeve e të dhunës në mesin e vizitorëve të kafeneve dhe të klubeve të natës.
Më 6 qershor 2007 zëdhënësja e policisë së Sussexit kishte deklaruar: “Hulumtimet e bëra nga ana jonë, tregojnë qartë se ekziston një lidhje e fortë në mes Hënës së plotë dhe krimeve të dhunës”, duke shtuar se, në të ardhmen, shumë oficerë do të patrullojnë nëpër rrugë, në këtë fazë të Hënës. Duke u bazuar në këto, Andy Parr i kishte deklaruar Brighton Argu-s: “Meqenëse grafikoni i krimeve e dhunës është më i madh në këtë fazë të Hënës sesa jashtë kësaj faze, do të dëshiroja që me këtë dukuri të merreshin shkencëtarët e niveleve më të larta. Kjo do të ishte në interesin e përgjithshëm”.
Gjithashtu edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia e Shkencave e Polonisë, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se Hëna e plotë ushtron ndikim tek aktivitete kriminale si dhe shëndeti i njeriut.
Ndërkaq, hulumtuesi japonez Asaka Fukada, mendon se Hëna e plotë ndikon sidomos tek piromanët.
Në hulumtimet psikologjike tremujore, të bëra tek 1200 të burgosur në burgun Armley në qytetin Lids (Leeds) në vitin 1998, ishte zbuluar një rritje e kri meve të dhunës në këtë fazë të Hënës së plotë. Por, gjatë fazave të tjera të Hënës, është shënuar një numër më i vogël i incidenteve, kurse gjatë disa ditëve të tjera nuk është shënuar asnjë incident.
Fransua Leroj, ishte një parisien pesëdhjetëvjeçar me pamje të një djaloshi, që miqtë dhe të gjithë të tjerët e njihnin si shumë të sjellshëm dhe të butë, me një fjalë e admironin të gjithë. Mirëpo, për fat të keq, më vonë, meqë i tërë Parisi vuante nga një neurozë kolektive, u kuptua se ky njeri i adhuruar nga të tjerët, ishte një vrasës maniak sadist-mazokist, që kishte kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste, e dyshohej edhe për nëntë krime të tjera. Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza e gra prej moshës 18 vjeçare deri 73 vjeçare. Vetëm 3 nga viktimat e tij nuk i vrau, dhe pikërisht ato ndihmuan në hetimet e policisë që të zbulohej ai vrasës serik.
Ekspertët mjekësorë, të cilët e kishin kontrolluar të akuzuarin dhe ndoqën gjendjen e tij, mundoheshin t’i tregonin gjyqit në mënyrë objektive ndikimin misterioz të Hënës në sjelljet kriminale të të akuzuarit. Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej në mënyrë të veçantë kur Hëna ishte e plotë. Në këtë kohë, tek ai rritej sasia e hormoneve deri në atë shkallë, saqë në gjak kishte sasi të jashtëzakonshme të adrenalinës. “Niveli i hormoneve të tij arrinte në nivele që mund të jenë të barabarta me ato të dhjetë njerëzve njëkohësisht. Përveç kësaj, edhe muskujt i ndryshojnë, i tkurren dhe forcohen, dukuri që në mjekësi janë vërejtur vetëm tek disa sëmundje”, - ishte shprehur para gjykatësit psikiatri, profesor Ogyst Sharije. Sipas këtij psikiatri, shkenca as në shkallën e sotme të zhvillimit, ende nuk mund ta shpjegojë ndikimin e Hënës tek njeriu, apo siç quhen në Francë këta njerëz, tek “Homme de Lune”!
Gjithashtu edhe në Serbi, kishte ndodhur një tragjedi e paparë në fshatin Jabukovci, afër Negotinit. Vrasë si Nikolla Radosavleviç (39), siç shkruanin gazetat në “gjendje të tërbuar”, në mbrëmjen e 27 korrikut 2007 (në fazën e Hënës së plotë, - shën. i autorit) kishte vrarë nëntë vendës të tij dhe kishte plagosur disa të tjerë me pushkë gjuetie. Sipas fjalëve të bashkëshortes së vrasësit - Jelena, e cila ishte e plagosur me këtë rast: “Nikolla më kishte sulmuar pa asnjë arsye dhe isha shumë e habitur, se pse deri më tani nuk kam pasur asnjëherë problem me të dhe nuk më ka sulmuar kurrë”. Këta kishin pasur një jetë bashkëshortore shumë të lumtur dhe kishin dy fëmijë, Gordanën (12) dhe Daliborin (13). Së bashku kishin jetuar dhe punuar në Austri, prej nga kishin ardhur në pushim një ditë para krimit. Të gjithë banorët e kësaj ane ishin çuditur nga ky veprim i jashtëzakonshëm i vrasësit Nikola Radosavleviç, që më parë e kishin njohur si një njeri serioz, stabil, të suksesshëm dhe që jetonte dhe punonte në Austri, një jetë me një familje në lumturi të plotë! Vrasësi kishte jetuar në Himberg afër Vjenës dhe, sipas fjalëve të banorëve të këtij vendbanimi, kishte qenë një “njeri i qetë, që nuk dallohej nga të tjerët”.
Me siguri që raste identike ka shumë më shumë sesa këto që u paraqitën më lart. Këto raste në vendet më të zhvillu ara të botës, pa dyshim, po hulumtohen nga aspekte të ndryshme shkencore. Në Amerikë, Angli, Francë, etj., edhe pse është konstatuar dhe argumentuar një lidhje a ndikim ndërmjet Hënës së plotë dhe njeriut, megjithëkëtë një numër shkencëtarësh këtë lidhje e kontestojnë! Në vendin tonë, nga aspekti shkencor, një dukuri e tillë nuk është përmendur dhe trajtuar asnjëherë. Është mirë që kjo dukuri, edhe tek ne, sikurse në botën e civilizuar, t’i sfidojë kriminologët dhe shkencëtarët e tjerë, që së paku ky fenomen të trajtohet jo si një faktor amnistues po si faktor kriminogjen.
Dihet mirëfilli se, edhe pse nuk është trajtuar në nivele shkencore, një dukuri e tillë në popull është përmendur edhe shumë më herët. Të gjithë ne e kemi dëgjuar, ndoshta edhe e kemi përmendur fjalën “i përhënur / i përhantë” duke mos menduar se ç’nënkupton kjo fjalë. “I përhënur” e ka kuptimin e njëjtë me të anglishtes “Lunetic” ose frëngjishtes “Homme de Lune”, d.m.th. Lunar-Hënor. Kjo fjalë është trashëguar brez pas brezi tek ne, dhe kurrsesi jo rastësisht. Dihet se ndër shqiptarët ka pasur dituri dhe dijetarë shumë të fortë, sepse në kë to troje ka pasur shkolla të larta (medrese) me traditë mbi 500-vjeçare, dhe se në ato shkolla merreshin dituri burimore. Për sa i përket nivelit shkencor, ato shkolla, dihet, kanë qenë më të avancuara se shumë shkolla të vendeve perëndimore. Pikërisht nga ato shkolla ka dalë kjo fjalë që e ka burimin në thënien e profetit Muhamed, paça dhe shpëtimi qofshin mbi të, i cili ka porositur “Agjëroni në netët e bardha” (fjala është për 3 ditë të muajit të plotë). E dihet se agjërimi i mirëfilltë nuk do të thotë vetëm heqje dorë nga ushqimi po edhe nga fjalët e këqija, kacafytjet, cytjet e ndryshme, sjelljet asociale dhe të dhunshme, pastaj neurozat që shkaktojnë rritjen e hormoneve, adrenalinës, e që si pasojë kanë rritjen e krimeve. “Dhe ai (Muhamedi) nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër përveç shpalljes që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai Fuqiforti” (Kur’an, kaptina 53, verseti 3-5).
Nga efektet fiziologjike që prodhon agjërimi, janë edhe rënia e nivelit të she qerit dhe kolesterolit si dhe e presionit sistolik të gjakut. Krahas dobive materi ale e fiziologjike, agjërimi ka edhe shumë efekte moralo-shpirtërore. Kështu, agjëruesi, si rrjedhojë e kënaqësive shpirtërore të marra nga agjërimi, ka një situatë paqeje dhe qetësie. Urrejtja dhe zemërimi personal është në nivelin më të ulët. Agjëruesit duhet të mbajnë para sysh gjithnjë këshillën profetike: “Nëse jeni duke agjëruar, dikush ju ofendon ose ju godet, thoni: “Unë jam agjërues”.
Gjatë agjërimit, vëllimi i gjakut pakësohet. Kjo dukuri i jep zemrës një prehje me rëndësi. Më e rëndësishmja është se pakësimi i lëngut ndërqelizor shkakton pakësimin e presionit indor. Ky presion indor, i quajtur në gjuhën e popullit si presion i vogël, gjatë gjithë kohës së agjërimit është vazhdimisht i ulët, për rrjedhojë, edhe zemra është e qetë. Pra ndaj, në këtë gjendje zemra hedh rreth 15000 litra gjak më pak në ditë, kështu pushon më shumë dhe bëhet më e fuqishme. Një i urtë kishte thënë: “Agjërimi është ilaç i padurimit, i cili ia dyfishon fatkeqësitë njerëzimit”. Ndërsa Kurani famëlartë thotë: “... po ta dini, agjërimi është më i dobishëm për ju” (Kaptina 2, verseti 184).
Si përfundim, shkenca e mirëfilltë nuk duhet të merret me paragjykime dhe të mbetet edhe më tutje peng e ideologji ve të kaluara dhe të dështuara. Shkencëtari nuk duhet të vuajë nga kriza e identitetit, sidomos e atij identiteti me të cilin duhet të mburret. Ai duhet ta ketë guximin që ta pranojë gjithnjë dhe ta thotë të vërtetën, dhe nuk duhet të ketë kompleks inferioriteti. Shkencëtarë janë vetëm ata dijetarë që e dinë fillimin dhe fundin, janë dijetarë komplet, dijetarë shumëdimensionalë, sepse, përndryshe, “dituria” e tyre do të dëshmojë kundër tyre.
Mr.sc. Saad R. Gashi
Dituria Islame 215