Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti takimin tradicional me bashkatdhetarët tanë

 


Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës ka mbajtur takimin tashmë tradicional me bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë. 
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, në fjalën e tij përshëndetëse u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë takim.
Kryetari Myrta në vazhdim njoftoi shkurtimisht të pranishmit për ecuritë e punëve të KBI të Gjakovës, për çka shprehu një falënderim të veçantë për kontributin e vazhdueshëm dhe ndihmat e pakursyera që i kanë dhënë bashkatdhetarët tanë për këtë Këshill.
Të pranishmit falënderuan KBI të Gjakovës për organizimin e këtij takimi me shpresë se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët.
Krejt në fund organizatorët shtruan një drekë në shenjë nderi dhe respekti për bashkatdhetarët tanë në diasporë






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip