Shtëpia Botuese -Dituria Islame- pjesë e Panairit të Librit në Ulqin


Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", është pjesë e edicionit të 23-të të Panairit të Librit në Ulqin, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet çdo vit në qytetin bregdetar.

Në këtë panair tashmë tradicional do të marrin pjesë botues nga rajoni, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në këtë ngjarje kulturore shtëpia botuese “Dituria Islame” do të prezantohet me 55 tituj nga fusha të ndryshme.

Panairi u hap  më 15 gusht dhe do të vazhdon të jetë i hapur për pesë ditë me radhë, deri me datë 19 gusht.



 




 


 


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj