Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati.


Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për çka të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit.


Myftiu Tërnava, vlerësoi lart punën dhe angazhimin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në ndihmë të varfërve dhe nevojtarëve. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, ndau një mirënjohje për drejtorin e Shoqatës, z. Halil Kastrati, për kontributin e tij të veçantë humanitar në mbështetje të njerëzve nevojtarë në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare, duke u bërë simbol frymëzues i solidaritetit njerëzor, kombëtar dhe fetar.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme