Kush është Mustafë Veseli ?

 


Mustafë Veseli ka lindur më 25.10.1966 në fshatin Reçan të komunës së Suharekës, nga babai Ahmeti dhe nëna Zylfija.
Shkollën fillore “Vëllazërim Bashkimi” e ka kryer katër klasë në Reçan dhe katër klasë të tjera në Suharekë, kurse Medresenë “Alauddin” të Prishtinës në vitin 1989.
Tri vjet ka punuar imam Ramazani në Reçan të Suharekës.
Ka rënë shehid më 27.03.1989 në demonstratat e organizuara në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës në Prishtinë.
Në vendin ku ka rënë shehid, është vendos një pllakë përkujtimore. Është varrosur në Reçan, ku i është ngritur lapidari.
Emrin e Mustafë Veselit e mban një rrugë afër Medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë.
Ka lënë pasardhës një djalë, i cili ka lindur pas vdekjes së tij dhe ka trashëguar emrin e t’et.


 


&t=1s


Artikulli i kaluar
Kush është Selim Selimi ?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme