Kryeimami Sahiti bashkë me koordinatorin e Departamentit të të Rinjve të BIK, Fejsal ef. Spahiun, pritën në takim studentët e Unionit të Studentëve të FSI

 


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me koordinatorin e Departamentit të të Rinjve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Fejsal ef. Spahiun, pritën sot në takim studentët e Unionit të Studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame, të cilët udhëhiqeshin nga kryetari i këtij Unioni, Arlind Gajtani. 
Kryeimami Sahiti shprehu vlerësimin e tij për angazhimin dhe përkushtimin e studentëve në organizimin e aktiviteteve studentore, duke i inkurajuar ata që edhe më tej të bashkëpunojnë dhe t'i koordinojnë aktiviteteve e tyre me Departamentin e të Rinjve, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve kulturore e fetare, sidomos në organizimin e kurseve, seminareve dhe aktiviteteve të tjera me të rinj me profile të ndryshme profesionale. 
Ai tha se institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës mbetet i përkushtuar që të mbështes aktivitetet rinore dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet fetare të studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj