Në ambientet e Medresesë Alauddin në Prishtinë ka përfunduar trajnimi me imamë dhe hatibë

 


Në ambientet e Medresesë "Alauddin" në Prishtinë përfundoi trajnimi me imamë dhe hatibë, i cili u organizua falë bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite. 


Gjatë dy ditëve të trajnimit, dr. Muhamed bin Hasen al Shihri ligjëroi para imamëve nga libri "Perla koncize të virtyteve të fesë islame", ku edhe foli rreth bukurisë, mirësisë, drejtësisë dhe parimeve të Islamit. 


Në fund të trajnimit u shpërndanë certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip