Të gjëshmit s’bëhen merak për të pagjëshmit!


Një ngjarje e bukur për mirëkuptim!
Një djalë shkon në bankë për të paguar faturën e rrymës dhe punonjësi i tha: “tani ka mbaruar orari i punës dhe ne i kemi fikur pajisjet, andaj shko e hajde nesër!
Djali i tha: a e di kush është babai im? Mendon ti se po të sjell babanë tim do t’i thuash atij të njëjtat fjalë? 
Djali doli menjëherë. Pak minuta më vonë, ai u kthye me një njeri që dukej sikur ishte i varfër dhe i pagjëshëm!
Punonjësi i bankës e kuptoi që njeriu ishte babai i djalit. Kështu ai u ngrit në këmbë për të përshëndetur njeriun dhe i tha djalit:
"tani menjëherë unë do ta kryej punën tënde!"
Djali i tha atij: shiko, të thashë se ti nuk mund t'i thuash jo babait tim!
Babai e shikoi punonjësin e bankës dhe e falënderoi thellë duke i thënë atij: 
"faleminderit që më ngrite autoritetin përpara djalit tim! Fëmijët i shohin prindërit e tyre si individë të aftë për të zgjidhur të gjitha problemet!"
Kështu, cilado qoftë situata apo problemi yt me ndonjë person, atëherë bëj atë që ia rrit vlerën para fëmijëve të tij.
Faleminderit atyre që i respektojnë dhe kanë mëshirë ndaj të dobëtit dhe të varfrit!


Përktheu: Mulaim Shehu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme