Një histori e shkurtër që ia vlen të lexohet!
Një njeri mbi pesëdhjetë vjeç, në mbrëmje ai shkoi për të vizituar nënën e tij të moshuar tetëdhjetë vjeçare, të cilës i ishte përkulur shpina!
Ata biseduan për një kohë të gjatë deri orët e vona të natës, ku ishte i ftohtë i madh, kështu që ai vendosi të kalonte natën me nënën e tij! Ai fjeti dhe i mbylli qepallat deri në ezanin e sabahut, pastaj u ngrit nga krevati, mori abdes, u fal dhe veshi rrobat e tij, duke mos lënë gjë tjetër veç këpucëve!
Ai i kërkoi por nuk i gjeti në vend, i kërkoi shumë dhe më në fund i gjeti, pranë oxhakut, andaj ai mësoi se nëna e tij e kujdesshme i kishte vendosur atje që t’i gjente të ngrohta kur t'i vishte!
Ai qëndroi duke i shikuar ato këpucë për një kohë të gjatë, duke menduar për dhembshurinë e asaj nëne që e konsideronte atë fëmijë në sytë e saj, edhe pse ishte pesëdhjetë vjeç! Ai mendoi për një kohë të gjatë dhe nuk mund të mos e kuptonte se lotët i binin nga sytë.
Ai tha me vete: O Allah, a ka ndonjë tjetër që e bën këtë përveç nënës؟! Vallë, a ka ndonjë në gjithë botën, që është më i dhembshur dhe dashamirës se një nënë për fëmijën e saj?
Atëherë ai tha: I mbatha këpucët dhe u drejtova drejt nënës në kuzhinë dhe gjeta duke përgatitur mëngjesin për mua, andaj e perqafova dhe qava shume në përqafimin e saj!
Ai tha me vete: Sado që të arrijmë në respektin e prindërve tanë, nuk do të arrijmë as një pjesë të thjeshtë të sakrificave që ata bëjnë për ne!
Kur nëna largohet, atëherë gjilpërat ndryshken, e cila qepte plaga!
Nënat tona janë parajsa dhe kushdo që dëshiron parajsën duhet të përfitojë nga prania e tyre në jetë për të bërë ç'të mundet për t'i kënaqur dhe për t'i bërë të lumtur ato.
Kështu që, le të dinë të gjithë, se sa herë që ti i kënaq prindërit tu, atëherë Allahu është i kënaqur ndaj teje!
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni tjetër pos Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit!”
Dhe në fund të kujtojmë dy hadithe të të dërguarit Muhammed, paqja, mëshira dhe bekimi qoftë mbi të, familjen edhe shokët e tij:
"Xheneti është nën këmbët e nënave" dhe "...frikacaku ikën nga babai dhe nëna e tij."
Përktheu: Mulaim Shehu