Një fëmijë e pyeti gjyshin e tij:
A ke dhëmbë, gjysh?
Gjyshi buzëqeshi dhe mori frymë thellë, pastaj tha:
“Nipi im, kjo jetë më ka mësuar shumë, pavarësisht shkurtësisë së saj. Ashtu si dhëmbët, po ashtu edhe miqtë përreth meje!
Ata janë gjithmonë me ty, ndonjëherë të ndihmojnë dhe ndonjëherë të lëndojnë!
Andaj, duhet t'i lash mirë dhe t'i mirëmbash çdo ditë që të kesh dobi prej tyre!
Kush të lëndon mes tyre, atëherë do të shohësh kalbjen tek ai! Kurse kushdo që të do, do ta gjesh të bardhë si zemra e tij! Dhëmbi që humbet është si një mik për pak kohë, pastaj dhimbja e tij largohet dhe ti e harron atë, por ajo zbrazëti mbetet një kujtim që nuk do ta harroni!
Nipi im, më humbën të gjithë dhëmbët, siç e sheh!
Por pse pyet? – i tha gjyshi duke buzëqeshur!
Sepse fistekët dhe farat do t'i lë me ty derisa të kthehem nga shkolla! – i tha fëmija.
Ani nipi im, pa merak, nuk do t’ia jap askujt!
Përktheu: Mulaim Shehu