Mirësjellja është libër pa shkronja, që e lexojnë madje edhe fëmijët!

 

Një vajzë tregon: 

Kur isha e vogël, babai sillte libra në shtëpi dhe çdo mbrëmje ulej në divan dhe lexonte për një kohë të gjatë!

Unë isha ende e vogël dhe nuk e kuptoja se çfarë po bënte babai im! Ai nuk na lejonte të flisnim e ta pengonim, andaj na thoshte: 

Meqë nuk lexoni, atëherë më mirë të flini dhe në dhomë të shkoni! 

Nëna ime ishte një zonjë shtëpie e zakonshme, që nuk kishte të njëjtën kulturë dhe passion leximi si babai im! Atëherë ajo më merrte mua që të flemë, në mënyrë që babai të përqëndrohet në leximet e tij!

Nëna habitej që babai im blinte libra të reja pothuajse çdo muaj, madje shtëpia ishte e mbushur me libra! Babai ishte i pasionuar pas librave dhe kishte, mendoj biblioteka më e madhe, që një person i zakonshëm mund të zotërojë!

Ndonëse im atë ishte një punonjës i thjeshtë në Institucioni e Arkivit, por kur ai kishte para, atëherë ai blinte libra të llojeve të ndryshme! 

Ai e donte shumë leximin, kurse unë u mahnitesha nga kjo dashuri e tij! Mirëpo me kalimin e kohës dhe pa asnjë udhëzim prej tij në këtë drejtim, fillova të lexoj si ai!

Leximi im ishte i vështirë në fillim, veçanërisht sepse shumica e librave që kishte babai im ishin libra shumë të vështirë, sidomos për një fëmijë si unë që ende po mësonte bazat e leximit! Por nuk munda t'i kërkoja ndihmë, pasi unë po lexoja pa dijeninë e tij. Sepse ai na pengoi të ngatërroheshim në bibliotekën e tij, sikur të ishte mihrabi* i tij, në të cilën ai adhuronte çdo natë!

Dikur lexoja fshehurazi kur ai flinte ose kur nuk ishte në shtëpi! Dhe me kalimin e kohës fillova t'i kuptoja dhe t'i admiroja librat, që lexoja dhe ditë pas dite gjeja një lidhje të çuditshme me ato! Madje fillova të prisja kohën kur do të isha vetëm me ndonjë libër, që të mund ta mbaroja dhe e gjithë kjo ndërkohë që mendoja se babai im nuk e dinte që unë ia vjedhja librat e tij.

Një ditë, ndërsa po lexoja një libër, gjeta një copë letër, të vendosur në libër në faqen ku qëndroja, që në te shkruante: "Mos harroni të lexoni këtë libër dhe më jepni titullin e librit përpara se të filloni këtë!" 

Këtu kuptova që babai po më shikonte në heshtje! Qesha, kurse unë thoja me vete, kisha mundur ta mashtroja gjatë gjithë kësaj kohe!

Atë ditë babai im erdhi tek unë, dhe vazhdoi diskutimet e mia gjatë gjithë kësaj dite për librat që kam lexuar dhe çfarë më ka pëlqyer tek ato?! Në fakt, zbulova se u bëra lexuese e pasionuar si babai im dhe jo vetëm! Kështu edhe sot i kujtoj këto ditë bukurinë e tyre!

 

***

 

*Konkluzioni:

 

*Nëse dëshiron ta edukosh dhe ta mësosh djalin ose vajzën tënde me cilësi të dobishme, atëherë nuk duhet ta rrahësh ose ta urdhërosh t'i bëjë ato, por ti duhet të bësh atë vetë para tij! Atëherë ai apo ajo do të 

imitojë ty! Këto janë mënyrat më të mira për t’i edukuar dhe mësuar fëmijët!

*Mirëpo, nëse fëmija të sheh duke gënjyer, atëherë edhe ai do të gënjejë! Nëse fëmija të sheh duke pirë cigare, atëherë herët a vonë edhe ai do të pijë! 

*Nëse fëmija të sheh duke u falur, atëherë edhe do të falet! Andaj, ruaj qëndrimin dhe edukimin tënd para fëmijëve tuaj! 

*Nëse dikush vjen te ti, kurse ti nuk dëshiron ta takosh atë, atëherë mos i thuaj fëmijës tënd që t'i thotë: "Babi nuk është këtu!"

*Nëse ti ndonjë ditë je i zemëruar, atëherë mos thuaj fjalë, shprehje banale para tij, sepse ai do t’i përvetësojë ato! 

*Krijo kohë për të lexuar për ta dhe me ta!

*Ki kujdes se çfarë shikon në TV, sepse edhe fëmija yt do të shikojë!

*Bëhu një shembull i mirë dhe përpiqu të jesh një baba, ose nënë, i mirësjellshëm me veprime, dhe jo me fjalë dhe urdhra!

*Qofshi gjithmonë në kujdesin e Allahu, ju prindër dhe fëmijët tuaj!

*Kreu i xhamisé, që tregon drejtimin e Kibles!

 

Përktheu: Mulaim Shehu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi