Nuk ka dyshim se tregtia është prej punëve më të mira të kësaj bote me të cilën njeriu arrin ta furnizojë e mirëmbajë veten dhe familjen e tij, dhe përmes së cilës përmbushen edhe kërkesat shoqërore. Allahu legjitimoi tregtinë që njeriu ta shtojë pasurinë e tij, por krahas kësaj e ndaloi kamatën. Kështu në Kuran tha: “...Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatën e ka ndaluar...” (El Bekare, 275). Ndërsa në një rast kur Pejgamberi a.s., është pyetur se cili ¬tim është më i miri? Ai ka thënë: “Puna që bënë njeriu me dorën e tij, dhe çdo tregti është e vlefshme (e bereqetshme).”(1)
Mirëpo, ajo që e dallon një tregtar besimtar nga tregtarët e tjerë është se ai është i lidhur me parimet fetare, respektivisht me Zotin e tij.
Andaj, ¬fillimisht, ai duhet kuptuar se tregtia nuk guxon ta largojë nga kryerja e obligimeve që ka ndaj Krijuesit të tij. Kështu Allahu i përmend ata në Kuran: “Burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun, për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin. Ata kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” (En Nur, 37).
Pra, një tregtar besimtar është ai i cili i jep përparësi urdhrit të Allahut ndaj tregtisë dhe për¬timit të saj, ashtu siç ka urdhëruar Allahu në Kuran: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” (El Xhumua, 9).
Pas kryerjes së obligimeve në raport me Krijuesin, ai që të jetë një tregtar i denjë e me ndërgjegje, duhet t’i ketë parasysh edhe disa gjëra etike me të cilat mund të ballafaqohet gjatë tregtisë, pasi që, jo çdo tregti është e bereqetshme dhe hyn në lutjet e Pejgamberit a.s.. Disa nga ato janë:
Sinqeriteti – Besimtari përveç sinqeritetit të zemrës, ai duhet të ketë sinqeritet edhe në vepra, në këtë rast të jetë i sinqertë në tregtinë e tij. Sinqeriteti i tij në tregti vërehet gjatë premtimeve që ai jep, vërehet në fjalët e tij gjatë përshkrimit të cilësive të produktit që ai shet, vërehet gjatë ndarjes së për¬timit, nëse ai është ortak me dikë.
Një shembull të tillë, besimtari, e ka në të Dërguarin e tij, Muhamedin a.s.. Në librat që tregohet historia e tij, gjejmë Pejgamberin a.s., para se të dërgohej pejgamber, si një tregtar të sinqertë, të drejtë dhe që ka kryer premtimet. Këto cilësi e bënë që ai, alejhi selami, të ketë sukses në tregti dhe të bëhet i njohur në shoqërinë e tij për virtyte të larta njerëzore e shoqërore Për këtë tregtar të sinqertë, Pejgamberi a.s., premtoi se do të ketë gradën më të lartë. Ai tha se do të jetë me pejgamberët e dëshmorët në Ditën e Gjykimit. “Tregtari i sinqertë dhe i besueshëm, do të jetë me pejgamberët, të sinqertët dhe dëshmorët.”(2)
Ndërsa ata të cilët nuk janë të sinqertë gjatë tregtisë së tyre, do të ringjallen në Ditën e Gjykimit si të mbrapsht e të turpshëm. Pejgamberi a.s. një ditë prej ditëve kur doli nga xhamia dhe pa njerëzit duke tregtuar në mes vete, ua tërhoqi vërejtjen me këto fjalë: “O turma e tregtarëve!”, të gjithë ngritën kokën dhe shikimin nga Pejgamberi a.s. Pastaj tha: “Tregtarët do të ringjallen në Ditën e Kiametit të turpshëm përveç atyre që iu frikësuan Allahut, ishin të mirësjellshëm dhe ishin të sinqertë.”(3)
Një shembull aktual që mund ta përmendim është shitja e veturave. Sot është bërë e zakonshme që para se ta blejmë veturën, kushtëzohet që t’i bëhet kontrolli me sistemin adekuat që është caktuar. Por, ndodh që ky sistem disa probleme nuk i lajmëron fare, ndërsa pronari i veturës e di sigurt se vetura e ka një problem të caktuar, i cili ndikon në vlerën e saj. Në këtë rast, nëse pronari e mban të fshehur dhe nuk e tregon atë me arsyetimin se është sistemi ai që duhet bazuar, atëherë ai llogaritet mëkatar, dhe duhet të ketë frikë nga kjo që ka porositur Pejgamberi a.s.. Një shembull i ngjashëm ndodhi edhe në kohën e Pejgamberit a.s.. Një ditë prej ditëve, përderisa Pejgamberi a.s. ishte në treg, kaloi pranë një njeriu që shiste produkte ushqimore, e futi dorën në mesin e tyre, por hetoi që kishte lagështi në fund. Atëherë Pejgamberi a.s., pyeti: “Çfarë është kjo, o pronar i këtyre produkteve?” Ai iu përgjigj: “I ka lagur shiu, o i Dërguar i Allahut!” Pejgamberi a.s., i tha: “Përse nuk i ke vendosur sipër që njerëzit t’i shohin? Kush na mashtron neve, nuk është prej neve.”(4)
Besimtari e ka për obligim që kur të bëj tregti, t’i tregojë të gjitha të mirat dhe të metat e produktit apo sendit që ai ka për ta shitur, veçanërisht nëse këto ndikojnë në zbritjen e çmimit, pastaj blerësi mbetet i lirë që ta marrë apo ta lë. Këtë e vërteton edhe ajo që transmetohet nga sahabiu i nderuar Xherir bin Abdullahu se ka thënë: “Ia kemi dhënë besën Pejgamberit a.s. se do të këshillojmë të gjithë myslimanët dhe se do të flasim vetëm të vërtetën.” Dhe ky ishte Xheriri, që sa herë dëshironte të shiste diçka, i tregonte të gjitha të mirat ose të metat që kishte produkti.(5)
Këtë e kuptojnë më së miri vetëm ata tregtarë, të cilët veprojnë e punojnë sipas porosisë së Pejgamberit a.s.: “Nuk do të jetë besimtar (siç kërkohet) askush nga ju përderisa nuk ia dëshiron vëllait të tij atë që ia dëshiron vetvetes.”(6)
Betimi i rrejshëm – Tregtari betohet në Allahun duke gënjyer, për ta kënaqur blerësin për çmimin e produktit (mallit), apo cilësitë e tij, apo duke fshehur të metat e tij. Një veprim të tillë, Allahu na ka ndaluar me fjalën e Tij ku na thotë: “Por ti mos iu bind çdo betuesi të përçmuar.” (El Kalem, 10).
Betimi gjatë tregtisë është i urryer edhe nëse është betim i vërtetë. Për këtë transmetohet se Pejgamberi a.s., ka thënë: “Betimi shter mallin dhe asgjëson (çrrënjos) ¬timin.” (Buhariu, 7802).(7)
Ndërsa ajo që i pret në Ditën e Gjykimit ata që çdo shitblerje e përcjellin me betim, e tregon Allahu në Librin e Tij: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Gjykimit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77).
Pra, betimi qo ë ai i rrejshëm apo jo, nuk sjellë dobi asgjë gjatë tregtisë. Për këtë, më e mirë për tregtarët është që ta largojnë nga gjuhët e tyre betimin, e cila është bërë shprehi e tyre, sepse ajo edhe humb ¬timin, por edhe meriton dënim tek Allahu.
Lehtësimi, jo vështirësimi – Parimet islame nxisin që besimtarët t’ia lehtësojnë njëri-tjetrit çështjet e kësaj bote. Për këtë edhe Allahu na porosit në Kuranin famëlartë: “...Ai dëshiron për juve lehtësi dhe jo vështirësi...” (El Bekare, 185). Ndërsa Pejgamberi a.s., thotë: “Lehtësoni e mos vështirësoni...”(8)
Kjo, në aspektin e përgjithshëm, ndërsa në aspektin e veçantë për tregtarët, duhet ditur se ai i cili lehtëson e nuk vështirëson, edhe Allahu ia lehtëson atij si në këtë botë me ¬time të shumta, por edhe në botën tjetër me shpërblime. Pejgamberi a.s., është lutur që ta kaplojë mëshira e Allahut atë i cili ia lehtëson të tjerëve. Në një hadith ka thënë: “Allahu e mëshiro ë atë njeri që fal (lehtëson) kur blenë, kur shet, ose kur i gjen borxh dikujt.”(9)
Një praktikë që përdorin tregtarët çdoherë është edhe monopolizimi i produkteve, si dhe bllokimi i mallit për një afat të caktuar me qëllim ngritjen e çmimit. Ky bllokim i mallit bëhet shkak që shoqëria të kalojë një jetë me vështirësi, e sidomos nëse bëhet në produktet elementare të jetës. Për këtë Pejgamberi a.s. ua tërhoqi vërejtjen tregtarëve për këtë veprim duke thënë se një veprim i tillë është mëkat, “Kush monopolizon, ai është mëkatar.”(10)
Andaj, para se ta marrësh rrugën e tregtisë, ti si besimtar duhet t’i kesh parasysh këto gjëra etike që kanë të bëjnë me karakterin e një besimtari të denjë! Edhe nëse i gjithë tregu nuk vepron mbi këto parime islame, ti si besimtar duhet të dallosh nga të tjerët!
___________________________
1. Ahmed bin Hanbel esh Shejbanij, “Musned Imam Ahmed”, (Mueseseh er Risaleh, Liban, 2001), v. 28, fq. 502. Duhet ditur se dijetarët kur e kanë komentuar pjesën e fundit të këtij hadithi “... çdo tregti është e bereqetshme”, kanë thënë: Nëse në atë tregti nuk ka mashtrim, gënjeshtër...
2. Muhamed bin Isa et Termidhij, “Sunen Et Termidhij”, (Mektebeh Mustafa el Babij el Halebij, Egjipt, 1975), v. 3, fq. 507. Hadithi është në shkallën hasen.
3. Muhamed bin Isa et Termidhij, “Sunen Et Termidhij”, (Mektebeh Mustafa el Babij el Halebij, Egjipt, 1975), v. 3, fq. 507. Hadithi është në shkallën hasen sahih.
4. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, “Sahihu Muslim”, (Bejrut, Liban), v. 1, fq. 99.
5. Muhamed bin Ismail el Buharij, “Sahihul Buharij”, (Dar Es Selam, Riad, 2000), v. 1, fq. 21. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, “Sahihu Muslim”, (Bejrut, Liban), v.1, fq. 57.
6. Muhamed bin Ismail el Buharij, “Sahihul Buharij”, (Dar Es Selam, Riad, 2000), v. 1, fq. 21. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, “Sahihu Muslim”, (Bejrut, Liban), v.1, fq. 76.
7. Muhamed bin Ismail el Buharij, “Sahihul Buharij”, (Dar Es Selam, Riad, 2000), v3, f60.
8. Muhamed bin Ismail el Buharij, “Sahihul Buharij”, (Dar Es Selam, Riad, 2000), v. 1, fq. 25. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, “Sahihu Muslim”, (Bejrut, Liban), v. 1, fq. 1359.
9. Muhamed bin Ismail el Buharij, “Sahihul Buharij”, (Dar Es Selam, Riad, 2000), v. 3, fq. 57.
10. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, “Sahihu Muslim”, (Bejrut, Liban), v. 1, fq. 1227.
Dr. Zenel Hajdini