Drejtori Simnica mori pjesë në përurimin e xhamisë së re në Herzogenbuchsee të Zvicrës

 


Me këndim të tekbireve dhe salvateve, në Herzogenbuchsee të Zvicrës, sot, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, u përurua xhamia e re "Darul Erkam". 
Në këtë ceremoni, prezent qe edhe drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili para të pranishmëve përcolli përshëndetjet e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe të Kryesisë së BIK-ut, duke i uruar për hapjen e kësaj xhamie. 
Më pas drejtori Simnica u fokusua në rolin që ka xhamia në forcimin e lidhjeve të besimtarëve me Zotin dhe të zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet njëri-tjetrit. 
"Kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure e kube, por një vend i shenjtë, ku do të bashkohemi për namaz, por edhe për t'i ndarë mësimet e fesë dhe për t'i rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Xhamia gjithashtu është një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë, e cila dëshmon forcën, unitetin dhe përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat tanë të ardhshëm" - tha ndër të tjera drejtori Simnica. 
Në fund, drejtori Simnica, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ndau një mirënjohje për xhaminë "Darul Erkam".





 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip