Kryeimami Sahiti, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)

 


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në punëtorinë e organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për të diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm të bashkësive fetare me botën akademike në promovimin e vlerave të mirëkuptimit dhe të respektit. 
Të pranishëm në këtë punëtori qenë përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë, si dhe profesorë të universiteteve publike dhe kolegjeve private. 
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeimami Sahiti, paraqiti gadishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të bashkëpunuar me botën akademike në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve që kanë për qëllim kultivimin dhe promovimin e vlerave të mirëkuptimit e respektit, me fokus të rinjtë dhe studentët. 
Punëtoria kishte për synim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare dhe botës akademike me qëllimtëkultivimit të vlerave të mirëkuptimit dhe të bashkëjetesës, si dhe avokimit për liritë dhe të drejtat e njeriut për një të ardhme sa më të mirë të vendit.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj