Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua projektbuxheti i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2025, si dhe projektbuxheti i Këshillave të BI-së për vitin 2025.
Pas leximit dhe shqyrtimit të këtyre projektbuxheteve, anëtarët e Kryesisë aprovuan këto projektbuxhete.
Më pas Kryesia shqyrtoi lëndë të tjera dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë.
Kjo mbledhje u mbajt në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit.
Artikulli i kaluar