Mjeku maroken bën histori duke kryer prostatektominë e parë robotike ndërkontinentale në botë


Mjeku maroken, Youness Ahallal, ka realizuar me sukses prostatektominë e parë në botë të asistuar me robot, në distancë ndërkontinentale.


Dr Youness Ahallal përdori Toumai Robot të prodhimit kinez - një sistem kirurgjik i avancuar i aftë për imazhe në kohë reale, me definicion të lartë dhe kontroll të saktë, për të kryer operacionin e kancerit të prostatës tek një pacient në Marok, 12,000 kilometra larg.


Në ditën e operacionit, Dr. Ahallal, një specialist i njohur në kirurgjinë robotike dhe onkologjike, ndodhej në Shangai, ndërsa një ekip profesionistësh mjekësorë marokenë ofronte asistencë nga distanca në Casablanca.


Pavarësisht distancës prej mbi 12,000 kilometrash midis kirurgut dhe pacientit, procedura u realizua me sukses dhe saktësi të jashtëzakonshme.


Operacioni përfshinte heqjen e gjëndrës së prostatës te një pacient i diagnostikuar me kancer të lokalizuar të prostatës.


E kryer më 16 nëntor, kjo procedurë ndërkontinentale ka vendosur një rekord si operacioni më i gjatë në distancë i kryer ndonjëherë.


Kjo ndërhyrje komplekse u bë e mundur falë teknologjisë robotike, e cila i mundësoi Dr. Ahallal-it të kryente me precizion të lartë të gjitha fazat e procedurës nga larg.


Arritja e Dr. Ahallal-it jo vetëm që përfaqëson një sukses historik, por gjithashtu hap rrugën për bashkëpunime ndërkombëtare në fushën e mjekësisë dhe përmirësimin e qasjes ndaj kujdesit shëndetësor në mbarë botën, duke hapur horizonte të reja për ndërhyrjet kirurgjikale në distancë, dhe duke ndihmuar në kapërcimin e barrierave gjeografike dhe riformuar të ardhmen e kirurgjisë.


 


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme